Princi Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur në Australi për një vizitë katërditore, rikthimi i tyre i parë atje që nga viti 2018, kur ende ishin pjesë aktive e familjes mbretërore.

Çifti mbërriti në Aeroporti i Melburnit me një fluturim komercial nga Los Anxhelosi.

Ndryshe nga vizita e mëparshme, këtë herë nuk janë planifikuar takime të hapura me publikun.

Gjatë qëndrimit, ata do të vizitojnë spitale për fëmijë, veteranë ushtarakë dhe organizata që mbështesin viktimat e dhunës në familje.

Meghan gjithashtu vizitoi një qendër për gratë në nevojë, ku ndihmoi në shpërndarjen e ushqimit dhe u ul për të ngrënë me banorët.

Ajo përmendi se ende nuk e kishte ndjerë lodhje nga udhëtimi i gjatë.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës është edhe aspekti komercial.

Princi Harry pritet të mbajë një fjalim në një samit në Melbourne, ku biletat kushtojnë deri në 2,400 dollarë australianë.

Ndërkohë, Meghan do të marrë pjesë në një aktivitet ekskluziv për gra në Sydney, ku pjesëmarrësit paguajnë deri në 3,199 dollarë për një fundjavë ëellness dhe mundësi për fotografi me të.

Edhe pse ata deklarojnë se vizita është private dhe e financuar nga ata vetë, taksapaguesit australianë do të mbulojnë kostot e sigurisë.

Policia në shtetet Victoria dhe Neë South Wales ka konfirmuar praninë e saj për të garantuar sigurinë publike, por nuk ka dhënë detaje mbi financimin.

Kjo vizitë vjen në një moment të ndjeshëm për Princin Harry, pas humbjes së një apeli gjyqësor për mbrojtjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe një padie për shpifje lidhur me një organizatë bamirësie që ai ka bashkëthemeluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds