Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe një person tjetër, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Sipas burimeve për BalkanWeb ndaj Goros rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds