Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të martë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samiti global në Spanjë.

Sipas Berishës,Kryeministri e mbajti sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në Samitin Global ku ishin një numër i caktuar Kryetarësh shtetesh apo Kryeministra.

“Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një Kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.

Pra, edhe njëherë, kur një Kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm Kryeministrash dhe Kryetarë shtetesh”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds