Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit.

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin A.G., 18 vjeç, ka përplasur 69-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari mori ndihmën e parë mjekësore në Elbasan dhe më pas u nis drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve, ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds