Në lagjen “18 Tetori”, në rrugën hyrëse veriore të qytetit,  pranë shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” mesditën e sotme ndodhi një aksident. Automjeti tip “Wolksvagen” u përplas me një pemë kumbull që janë vendosur për dekoracion në mes të rrugës. Makina po vinte nga Tirana në drejtim të Lushnjës. Shpejtësia e madhe e shoferes ishte shkaktarja e aksidentit që pati vetëm dëme materiale. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje.

Rruga hyrëse veriore e Lushnjës quhet edhe rruga e aksidenteve, sepse siç e kemi thënë edhe në kronilkat e mëparshme, pothuajse çdo muaj ndodh një aksident. Shkak kryesor është shpejtësia e lartë e lëvizjes së automjeteve dhe mungesa e sinjalistikës rrugore vertikale dhe horizontale.

Edhe pse vazhdojnë të ndodhin aksidente që kanë marrë edhe jetë, institucionet përkatëse nuk kanë reaguar. TV 4 plus e ka trajtuar shpesh këtë problematikë dhe apelon për ndërhyrjen e menjëhershme, sepse jeta e çdo personi vlen.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”kqAy9k_iVeM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *