Një aksident ka ndodhur në Lushnjë pranë kryqëzimit të Savrës. Një kamion me targa AB 764 KY që transportonte tulla ka manovruar duke dalë jashtë rruge pasi një mjet i kishte hyrë në parakalim. Për të shmangur përplasjen drejtuesi i kamionit ka devijuar kmjonin jashtë karrexhatës dhe një pjesë e ngarkesës ka rënë në rrugë.
Policia e qarkullimit rrugor ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka disiplinuar trafikun ndërsa punonjësit e zjarrfikëses kanë hequr nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin.
Për rreth 30 minuta qarkullimi rrugor në autostradë ka qenë i rënduar dhe nën mbikqyrjen e policisë rrugore.
Policia rrugore ka vijuar të kryej procedurat e nevojshme për të zbardhur shkaqet që sollën këtë ngjarje.
Sipas të dhënave paraprake shpejtësia dhe manovra e gabuar e një mjeti autovetur ka shkaktuar daljen nga rruga të kamionit që transportonte tulla.