Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane ‘Il Giornale’, është shprehur edhe lidhur me ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit, një vendim i marrë nga shumë shtete në Europë.
Rama nuk u deklarua haptazi, por theksoi se në një çështje të tillë ndikon edhe përgjegjësia individuale.
Duke e lidhur me ndalimin e platformës ‘TikTok’, Rama tha se riaktivizimi pas bllokimit ndodhi si pasojë e dialogut dhe bashkëpunimit me menaxherët e këtij rrjeti social.
Pjesë nga intervista:
Do të ndaloni rrjetet sociale për të miturit?
“Nuk mund t’i ndalosh pa identifikim dhe përgjegjësi individuale.”
Ju kishit bllokuar “TikTok”-un, por më pas e rikthyet. Pse?
“Prisnim reagim të ashpër, por ata erdhën për dialog dhe bashkëpunim.”/CNA
