Qentë endacakë janë shtuar në qytetin tonë duke u bërë një problem serioz për qytetarët të cilët ndjehen të rrezikuar nga sulmet e tyre.
Grupe qensh endacakë i gjen masivisht në bulevardin para bashkisë së qytetit, por edhe në lagje të tjera.
Rrezikohet jeta e banorëve nga qentë endacakë, kafshimet e tyre mbartin sëmundje prandaj Bashkia duhet të marrë masa, thonë qytetarët jashtë kamerave.
Ndërkohë qentë endacakë, shpeshherë edhe me sëmundje epidemike bredhin të lirë, duke mos u penguar nga askush madje kjo po shihet si një gjë e zakonshme.
Sterilizimi i kafshëve është përdorur si metodë për zvogëlimin e numrit të qenve endacakë dhe ka qënë e suksesshme në Bashkinë e Tiranës. Për bashkinë tonë kemi mungesë informacioni nëse përdoret kjo metodë dhe a ka një fond të përcaktuar për këtë rast në buxhet. Por numri në rritje i popullatës së qenve endacakë në qytet tregon se nuk përdoret metoda e sterilizimit në Bashkinë Lushnjë.
Eliminimi i kafshëve nuk lejohet përveç rasteve të veçanta që janë të specifikuara në ligj, por sterilizimi i kafshëve përdoret si metodë për zvogëlimin e numrit të tyre.
