Peshkatarët e 6 fshatrave Levan, Bishan, Qarr, Boçovë, Përtiq, Poro, Pishë të cilët ushqejnë familjet me prodhimet e detit, nuk mund të shkojnë në bregdet për të peshkuar, pasi mos shtrimi i afro 500 metra rrugë dheu që lidh fundin e fshatit Pishë me bregdetin e Pishëporos ka bërë që gropat e hapura të mbushen me ujë duke penguar lëvizjen e tyre.
Për shkak të rrugës së pakalueshme në bregdet nuk shkojnë dot as banorët, as familjarët gjatë fundjavës as edhe turistët që vazhdojnë të vizitojnë vendin tonë.
Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë që bashkia duhet të vendosë dorë, ta shtrojë pasi është një rrugë shumë e domosdoshme për ta në çdo stinë.
