Një automjet u përfshi nga flakët mbërmjen e djeshme në unazën “Skënderbeu” te qytetit Fier që e lidh atë me autostradën Fier – Tiranë.
Automjeti që u përfshi nga flakët është Benz Mercedes C Clas.
Burime paraprake pohojnë se benzi mori flakë nga një shkëndijë elektrike. Drejtuesi i mjetit, një 21-vjeçar, ka ndaluar kur ka vënë re flakët, rreth orës 20:35 në fshatin Mbrostar Ferko. Më pas ai ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit
Në Informacionin e policisë thuhet se:
Rreth orës 20:35, në fshatin Mbrostar Ferko, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. A., 21 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale në këtë automjet.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
