Celibashi ka dale në një konferencë për shtyp për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Teksa palët sidomos PD po e mban peng reformën zgjedhore, mesa duket ajo që nuk ndalet është koha për të organizuar procesin zgjedhor dhe për të ndyshuar kodin zgjedhor. Celibashi shprehet se zgjedhjet do bëhen me kodin aktual, nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Përsa i përket impatit të këtij kodi të vjetër, Celibashi tha se do ketë mosbesim të palëve, duke cënuar besimin e partive në Komision Zgjedhur. Palët duhet të bëhen bashkë për të ndryshuar kodin zgjedhuar sepse kanë ngelur vetëm 6 muaj para zgjedhjeve.

“Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve.  Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin Teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt. Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar”, tha Celibashi.

Mesa duket vota e emigrantëve do dështojnë,  komisioneri e pasoi topin e fajit tek politkanë që nuk kanë rënë në të njëjtin mendim.

“I qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, sqaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *