Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Kryeministri Edi Rama ritheksoi rolin e mësuesit si forcë e pazëvendësueshme e dijes.
Sipas Ramës, në një kohë ku zgjerimi i kanaleve të komunikimit për shkak të teknologjisë e bënë të papërballueshme prurjen e jashtëzakonshme të informacionit, lind nevoja për të ruajtur disa ekuilibra themelor që sot janë në rrezik.
Por rritja e ngarkesës nuk ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit, përkundrazi tha Rama, ka ardhur koha të vendoset në dukje domosdoshmëria e tij. Sipas kreut të qeverisë, ka ardhur koha që mësuesve t’ju jepet forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me ndryshimet e kohës para sistemit arsimor.
Gjithashtu ai tha se në pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, por shtoi se duhet reformim edhe në këtë pikë, pasi mund të mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit dhe se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie. Rama theksoi edhe rëndësinë e masave që duhen marrë për të mbajtur në vend kapitalin njerëzor, pasi vendet e zhvilluara po investohen pa mëshirë për të tërhequr forcë punëtore
