Takim brezash I ish themeluesve , kontribuesëve të partisë Demokratike Lushnjë ndër vite I konceptuar pranë simbolit historik të Lushnjës në shtëpinë muze të kongresit të Lushnjës.
Edit Harxhi drejtuesja politike e PD në Lushnjë dhe Divjakë, theksoi në fjalen e saj rikthimin e vlerave që mbart historia, jo vetëm shtepia muze e cila në programin e kandidatit Eduart Sharka do të kthehet në muze kombetar për vlerat historike që mbart, por dhe kthimi në muze i ish kampit të internimit në Savër në nje atraksion turistik, gjithashtu edhe shtëpine e Artistes se Popullit Vace Zela, kthim në |”shtëpi muze”.
Në takim foli dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Lushnjë z. Eduart Sharka, i cili u përqëndrua në programin e tij mbi vizionin që ka për zhvillimin e Lushnjës.
Këtë takim e përshendeti dhe deputetja e qarkut të Fierit Ilda Dhori.
Në fjalën e tij Lideri Historik i Demokratëve Sali Berisha u shpreh: “Një biznesmen i ndershëm që ka djersitur që nga vitet 1990 e deri më sot, me djersën e tij, gjen papritmas një fqinj, i cili nuk ka djersitur asnjë ditë. Ose ka transportuar një thes me drogë, ose ka marrë pa konkurrencë një tender, shumë milionë euro.
Pastaj nga Shqipëria, para nesh, para syve tanë, u zhduk më shumë se një gjeneratë, 1 milionë shqiptarë. Prej tyre 800 mijë të rinj. Nuk ka më dramatike. Me dhjetëra mijëra biznese falimentuan. Falimentuan nga dyfishimi i taksave, falimentuan para së gjithash nga konkurrenca e pandershme.”
Në mbyllje ai i bëri thirrje të gjithë lushnjarëve të votojnë Eduart Sharkën për bashkinë Lushnjë, shpresën e vetme të ndryshimit.