Pesë protestues u shoqëruan në polici nga Policia e Fierit pasi morën pjesë në protestën e organizuar të martën nga blegtorët e zonës.
Ata janë njoftuar nga inspektorët e zonave që të paraqiten në polici duke u shkuar edhe në shtëpi për t’I marrë dhe janë mbajtur për afro tre orë në ambientet e policisë
Pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë duke u thënë që kur të dilni jasht ambienteve policore të mos flasin e mos të kontaktojnë me median.
Njëri prej tyre Alket Çobo ka pohuar se eshte marrë ne pyetje prej policise në lidhje me protestën, kush ka qënë organizatori, ka pas apo jo leje për protestën. Erdha vet në polici pasi më njoftuan që duhet të vija , nuk ushtruan dhunë mbi mua, pohoi Çobo
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”3GFNodp3SWs”]
