Një aksident tragjik është shënuar ngjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës, ku humbën jetën dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motocikletë.
Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta, dhe në vendin që po kalonte motocikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.
Kristi Manthio, i datëlindjes 1998, dhe Manolis Sarandis, i datëlindjes 1998, humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës FIAT, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës, por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar.
Vlen të përmendët se dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.
