Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule sulmohet me vezë, teksa ai hyn në GJKKO.

Ky i fundit shkoi në GJKKO për të ndjekur nga afër gjyqin e Belerit. Sakaq, pasi e qëlluan me vezë, dy personat në fjalë shpërthejnë në akuza, ndërsa thanë se; “Si këlyshët e Serbisë do të ikni. Edhe ti do ta hash supën!”.

Një prej vezëve preku nga pas xhakete e Dules, i cili pasi ktheu kokën për të parë se çfarë ndodhi, u fut pa thënë asgjë në ambientet e GJKKO. Sot GJKKO do të shqyrtojë ankimin e Belerit për të pranuar lejen për t’u betuar si kryebashkiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *