Kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët:
– Persona të arrestuar 20
– Gjendje të lirë 8
– Kërkim 2
Sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 820 gram cannabis sattiva
– 15 ml vaj canabisi
– 116 gramë kokain
– 2 gramë Heroinë
– 2 thika
– 25 fishek model 54
– mjete 17
– telefona 34
Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”B26E91aVty0″]
