Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.

Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;

-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;

-1krëhër automatiku;

-2 bomba dore (granata difensive);

-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;

-1 pistoletë gjurmëlënëse;

-2 radio si të Policisë;

-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;

-5 celularë;

-1 GPS.

Më herët, 30-vjeçarit, Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu Ministri I Brendshëm Taulant Balla përgëzoi punën e policisë dhe thekson se “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit dhe grabitjeve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”7kOciV53HBs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *