Ujësjellësi i ri i fshatit Suk1 i Bashkisë Rroskovec  i cili nisi nga puna pak muaj më parë ka ujë të trubullt, me mbeturina, me rërë dhe disa herë ka patur edhe aromë të keqe. Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt ndërkohë që uji nuk përdoret as për të larë dhe as për të gatuar e për të pirë.

Banorët thonë se më mirë ka qënë linja e ujësjellësit të vjetër. Një pjesë e tyre nuk i kanë  nënshkruar kontratat me ujësjellësin.

Nga ana e saj Bashkia Rroskovec jashtë kamerës ka pohuar se ujësjellësi i ri ka pas probleme në fillim, sepse pusi, depoja  dhe linjat ishin të reja, por të gjitha këto janë duke u pastruar dhe çdo gje do funksionojë normalisht.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mFbUrNtYdKU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *