Gjyktata Kushtetuese një muaj pas kërkesës së tre organizatave rrëzoi në qershor një pjesë të kërkesës, për të pezulluar zbatimin e dy akteve, ndërsa vijoi më tej gjykimin mbi kërkesës për t’i shfuqizuar ato.

Veprimtarët besojnë se projekti nuk i nënshtrohet marrëveshjejeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria si dhe shmang thelbësisht konkurencën dhe transparencën, thotë zzonja Ferzileta Gjika, përfaqësuese e shoqatave “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”

 Sinc zonja Gjika.

Qeveria e cilëson hidrocentralin e Skavicës si “projektin më të rëndësishëm dhe më strategjik për sektorin energjetik shqiptar, të cilën është gati për ta bërë realitet”, si dhe “me fitime të drejtpërdrejta në energji, punësim, turizëm dhe ekonominë kombëtare”. Ajo ka ngarkuar kompaninë amerikane Bechtel që të kryejë studime dhe propozime për digën. Kontrata për fazën e parë të projektit u nënshkrua me këtë kompani në korrik 2021, ndërsa në shtator të një viti më pas kompania kishte gati një raport mbi studimet në terren.

Por përfaqësuesit e organizatave pohojnë se banorët e krahinës janë të shqetësuar për përmbytjen dhe zhvendosjen e së paku 30 fshatrave dhe izolimin e shumë të tjerëve, zhdukjen e bujqësisë dhe blegtorisë, bimëve dhe kafshëve të egra në sipërfaqe disa dhjetëra kilometra katrore.

Sinc gjika

Sipas të dhënave jozyrtare, diga mund të shkojë mbi 440 metra e lartë me një kosto mbi 500 milionë euro.

Shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese në maj të këtij viti që të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin e 23 marsit 2021 mbi “përcaktimin e procedurës së veçantë për negocim dhe ekzekutim të kontratës me shoqërinë Bechtel International Inc, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës edhe të VKM-së së 30 korrikut të po atij viti “Për miratimin e kontratës së fazës së parë për shërbime teknike- projekti hidroenergjitik i Skavicës ndërmjet KESH dhe Bechtel Limited”.

Gjyktata Kushtetuese një muaj pas kërkesës së tre organizatave rrëzoi në qershor një pjesë të kërkesës, për të pezulluar zbatimin e dy akteve, ndërsa vijoi më tej gjykimin mbi kërkesës për t’i shfuqizuar ato.

Veprimtarët besojnë se projekti nuk i nënshtrohet marrëveshjejeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria si dhe shmang thelbësisht konkurencën dhe transparencën, thotë zzonja Ferzileta Gjika, përfaqësuese e shoqatave “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”

Qeveria e cilëson hidrocentralin e Skavicës si “projektin më të rëndësishëm dhe më strategjik për sektorin energjetik shqiptar, të cilën është gati për ta bërë realitet”, si dhe “me fitime të drejtpërdrejta në energji, punësim, turizëm dhe ekonominë kombëtare”. Ajo ka ngarkuar kompaninë amerikane Bechtel që të kryejë studime dhe propozime për digën. Kontrata për fazën e parë të projektit u nënshkrua me këtë kompani në korrik 2021, ndërsa në shtator të një viti më pas kompania kishte gati një raport mbi studimet në terren.

Por përfaqësuesit e organizatave pohojnë se banorët e krahinës janë të shqetësuar për përmbytjen dhe zhvendosjen e së paku 30 fshatrave dhe izolimin e shumë të tjerëve, zhdukjen e bujqësisë dhe blegtorisë, bimëve dhe kafshëve të egra në sipërfaqe disa dhjetëra kilometra katrore.

Sipas të dhënave jozyrtare, diga mund të shkojë mbi 440 metra e lartë me një kosto mbi 500 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *