Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, debate të shumta mes këshilltarëve të mazhorancës dhe opozitës shkaktoi kërkesa e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë për rritjen me 12 lekë të tarifës aktuale për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shërbimin e kanalizimeve. Diskutimet u përqendruan edhe te cilësia e ujit që mbërrin në rubinetat e qytetarëve.
Pas diskutimeve propozimi nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak. Këshilltarët e Partisë Socialiste abstenuan, ndërsa Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe të gjithë këshilltarët e opozitës votuan kundër.



