Kryeministri Edi Rama, nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të mikpresë samitin e ardhshëm të NATO-s, por ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet.
Rama u shpreh se samiti nuk do të mbahet në vitin 2027, ndërsa nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë.
“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është se nuk është arritur ende një dakordësi se kur do të zhvillohet. E sigurt është që nuk do të jetë në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka dyshim. Të tjerat janë gjepura”, deklaroi Rama.
