Dhjetëra qytetarë vlonjatë që mbështesin kauzën e mbrojtjes së identitetit të qytetit të tyre kanë udhëtuar sot në Lushnjë, ku është mbajtur seanca e gjykimit për çështjen e Muzeut Hebraik në Vlorë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë një muaj më parë pezulloi punimet e Muzeut Hebraik në Vlorë pas denoncimit të grupit iniciator.

Sot gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë prezente gjatë seancës.

Qytetarët vlonjatë dhe lushnjarë në mbrojtje të kauzës u shprehën se janë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik mbi Muzeun Labëria që cënon sipas tyre historinë kombëtare

Trupa gjykuese pasi ka dëgjuar palët ka vendosur të vazhdojë ndalimin e punimeve për Muzeun Hebraik.

Kjo është pritur si një fitore nga pjesëmarrësit ndërsa një prej avokatëve Sazan Guri është shprehur se nuk do të tërhiqemi derisa ta fitojmë këtë kauzë.

Pas seancës pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike.

Avokatja e palës paditëse zonja Mjaftore Nazëraj shprehet se u njohën palët dhe kërkohet në seancën e radhës që do të mbahet më 18 janar 2027 legjitimiteti i 18 paditësve.

Pala e paditur janë bashkia Vlorë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds