Ndotja e lumit Gjanica prej disa ditẽsh është në nivele alarmante , me një aromë të rëndë mbytëse dhe ngjyrẽ tẽ errēt.

Kjo situatë shumëvjeçare duhet të marrë fund janë shprehur qytetarët fierakë duke dënuar neglizhencën ndër vite të institucineve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj  situate , ndërsa theksojnë se kjo ndotje e rëndë zbeh edhe investimin prej miliona eurosh në kuadër té projektit té Rilindjes Urbane për rikualifikimin e qëndrés së qytetit.

Ashtu si çdo vit në këtë periudhë shkaktarët kryesorë të ndotjes konsiderohen fabrikat e vajit dhe kompanitë e naftës të cilat dyshohet se nën petkun e fabrikave të përpunimit të ullirit shfrytëzojnë  rastin për të shkarkuar në lumë derdhje të pakontrolluara hidrokarburesh.

As denoncimet e panumërta dhe as gjobat e papërfillshme me të cilat   kompanitë e naftës që operojnë në zonë janë përballur , nuk e kanë përmirësuar situatën, përkundrazi çdo vit përsëritet në nivele edhe më shqetësuese thotē ambientalisti Qani Rredhi.

Ndērkohē sipas informacionit tẽ marrē pranē ARM, fabrikat qẽ operojnē nē shtratin e lumit Gjanica , nuk janẽ tẽ pajisura me leje mjedisore tē tipit B. Ato kanē qēnē tē pajisura me leje mjedisore tē tipit C deri nē vitin 2020, kur hyri nē fuqi ligji i ri , duke i detyruar pronarēt e fabrikave tē funksionojnē me gropa septike. Ata pohojnē se janē ankuar pēr kētē situatē , por derj mē sot nuk kanē gjetur asnjē zgjidhje nga Ministria e Mjedisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds