Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz” ka goditur nga pas kamionçinën. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në Benz.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds