Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.
Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.
Ata nisën marshimin nga selia e PD-së drejt godinës së Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste, nga radhët e Partisë Demokratike, janë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Saimir Korreshi, si dhe zyrtarë të tjerë të selisë blu, të cilët u janë bashkuar demokratëve dhe mbështetësve të tjerë.
Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, mbështetësit e PD-së kanë djegur jastëkët e vendosura nga kryeministri Edi Rama në tryezën e dialogut.
Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.
Gjithashtu është bërë se policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.
