Avokati Ervis Hajdarmataj deklaron se keqtrajtimi i 4-vjeçarit në kopshtin nr. 10 në Fier nuk ka ndodhur dhe ka qēnē njē gēnjeshtēr e sanitares. Sipas tij, pamjet filmike dhe dëshmitë e personelit e fëmijëve nuk provojnë ushtrim dhune, ndërsa sanitarja ka ndryshuar dëshminë e saj në polici.

Avokati ka kritikuar edhe përballjen e nënës me edukatoren në prani të fëmijëve, duke e cilësuar të gabuar mënyrën si është vepruar.

Hajdarmataj bëri me dije se çështja ka kaluar në Prokurori. Sanitarja është pushuar nga puna, ndërsa edukatorja vijon të jetë e pezulluar deri në përfundimin e hetimeve. Fëmija vazhdon të frekuentojë kopshtin.

Avokati u bëri thirrje prindërve që në raste të tilla të shmangin reagimet impulsive dhe t’u drejtohen fillimisht drejtuesve të institucionit.

Kujtojmë se Policia e Fierit procedoi penalisht edukatoren 44-vjeçare, e dyshuar për keqtrajtimin e të miturit, si dhe nënën 29-vjeçare, e dyshuar për dhunë ndaj edukatores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds