Lushnja ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit të qytetit me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në një ceremoni të thjeshtë dhe me pjesëmarrje të kufizuar. Aktiviteti nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa të pranishëm ishin Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka, Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu, Nënprefekti Avdi Snalla, përfaqësues të organizatave të veteranëve e pasardhësve të tyre, si dhe qytetarë. Pjesëmarrësit vendosën kurora e buqeta me lule pranë memorialit, në shenjë respekti për ata që dhanë jetën për çlirimin e qytetit. Kryetarja e Shoqatës së Dëshmorëve Vasilika Gjergji vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Kryebashkiakja Eriselda Sefa gjithashtu përcolli një mesazh me rastin e këtij përvjetori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds