Kanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, për protestën e pestë në vend. Gjatë grumbullimit ata kanë brohoritur sloganet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Në Durrës dhe qytete të tjera si Dibra, Burreli e shkodra u zhvilluan edhe ditën e djeshme protesta. Pakënaqësitë e studentëve lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit.
