Tensionet mes studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe policisë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Pas një përballjeje me efektivët e policisë në ambientet e jashtme të universitetit, 27 studentë janë shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë bilanci i protestës së zhvilluar një ditë më parë ishte 35 persona të shoqëruar nga policia.
Sipas raportimeve, mes personave të arrestuar ka edhe të mitur.
Pavarësisht shoqërimeve dhe arrestimeve, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet, duke sinjalizuar se situata e tensionuar mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
