Fushata e vaksinimit kundēr gripit ka nisur nē tē gjitha qēndrat shëndetësore tē Fierit , Patosit dhe Roskovecit , pēr tē rritur efektivitetin e mbrojtjes ndaj një shperthimi tē pritshëm të virozave në muajin tetor. 25 mijē doza vaksine trevalente janē shpērndarẽ nē tē gjitha qēndrat shēndetēsore qē mbulon njēsia e kujdesit shēndetēsor Fier, per te siguruar mbrojtjen e popullatēs mē tē rrezikuar nga komplikacionet e gripit tē stinēs. Shefja  e  epidemiologjisē , Anila Moçi , thotē se kryesisht tē moshuarit dhe tē sēmurēt kronik me imunitet tē dobēt dhe sēmundje tē tjera bashkēshoqēruese janē kategoritē qē duhet tē mbrohen  mē tepēr nga gripi pērmes vaksinimit.

Moçi ka pohuar gjithashtu se vaksinimi rekomandohet pēr fēmijēt nga 6 muajsh deri nē 12 vjeç, mēsuesit, efektivēt e policisē , grupmoshat mbi 60 vjeç dhe gratē shtatzēna ndersa ka theksuar se kete vit pikesynim jane veçanerisht diabetiket . 

Çdo sezon dimri, gripi jo vetēm rēndon shēndetin e popullatēs , por shkakton edhe viktima. Fieri renditet ndēr qarqet me shifra me te larta vaksinimesh çka ka bērē qē tē ulen ndjeshēm fatalitetet nga komplikacionet e gripit duke u kufizuar nē njē ose dy raste nē vit  , kryesisht tek tē moshuarit me sēmundje kronike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds