Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, e cila nis në orën 15:00. Në fokus të punimeve do të jenë çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar edhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftimet. 

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 24 shtator dhe njoftimeve, deputetët do të diskutojnë për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Sipas rendit të ditës, kjo pikë do të ketë në dispozicion deri në katër orë diskutime, të ndara ndërmjet shumicës, opozitës dhe deputetëve që nuk bëjnë pjesë në grupe parlamentare.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në dispozicion 140 minuta për diskutime, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta.

Për grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” janë parashikuar 12 minuta, po aq edhe për grupin parlamentar “Partia e Lirisë”. Deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë në dispozicion 16 minuta.

Seanca e sotme është pjesë e veprimtarisë së rregullt parlamentare dhe u jep mundësi deputetëve të ngrenë në Kuvend çështje të adresuara nga zgjedhësit e tyre. Punimet e seancës plenare pritet të zhvillohen gjatë pasdites, sipas minutazhit të përcaktuar në rendin e ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds