Regjisori amerikan, Chad Lowe dhe producentja, Kim Painter, janë përballur me një humbje të rëndë. Vajza e tyre 13-vjeçare, Fiona Hepler Lowe, ka ndërruar jetë.

Në një deklaratë të familjes, të ndarë me revistën PEOPLE më 29 shtator, familja Lowe u shpreh: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e të dashurës sonë Fiona”.

Familja e përshkroi Fiona-n si “një vajzë të dashur, të zgjuar dhe krijuese, që e donte kërcimin”. Ata shtuan se ajo ishte shumë e dashur nga motrat dhe prindërit e saj.

“Në fakt, ajo ishte drita e jetës sonë”, thuhet në deklaratë.

Familja e cilësoi humbjen si shkatërruese dhe kërkoi lutje dhe privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Fiona lindi më 16 nëntor 2012 dhe ishte e dyta nga tre vajzat e Chad Lowe dhe Kim Painter. Motrat e saj janë Mabel, 17 vjeç, dhe Nixie Barbara, 10 vjeç.

Vitin e kaluar, Chad Lowe kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi të vajzës së tij me rastin e 13-vjetorit të lindjes, duke shkruar një mesazh të përzemërt për të: “Vazhdo të kërcesh nëpër jetë, FiBear! Të dua shumë!”

Humbja vjen pas një periudhe tjetër të vështirë për familjen. Në fillim të vitit 2025, shtëpia e tyre në Pacific Palisades u shkatërrua nga zjarret që goditën zonën e Los Angelesit. Disa javë më vonë, Chad Lowe tregoi se kishte marrë vajzat për të parë çfarë kishte mbetur nga shtëpia ku ato ishin rritur.

Duke folur për vajzat e tij në atë kohë, aktori shkroi se mënyra se si ato e kishin përballuar atë përvojë “të dhimbshme” e kishte bërë krenar dhe se të qenit baba ishte “gëzimi dhe privilegji më i madh i jetës së tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds