Me debate të forta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, ku u shqyrtua Reforma Administrativo-Territoriale 2.0 dhe qëndrimi zyrtar i këshillit.

Kryetari i grupit të PS-së Ergest Krakulli paraqiti relacionin e mazhorancës duke argumentuar në favor të bashkimit të Bashkisë Lushnjë me Bashkinë Divjakë.

Ndërkohë Kryetari i grupit të opozitës, Klement Çela, kundërshtoi argumentet e mazhorancës duke iu referuar edhe qëndrimit të qytetarëve të Divjakës të cilët sipas tij janë kundër bashkimit. Sipas Çelës prioritet duhet të jetë afrimi i shërbimeve me qytetarët dhe jo zgjerimi i territorit të bashkive.

Qëndrimin e opozitës e mbështeti edhe këshilltarja e PD-së Kozeta Guçi.

Në përfundim pavarësisht kundërshtimeve të këshilltarëve të opozitës, Këshilli Bashkiak miratoi qëndrimin pro bashkimit të Lushnjës me Divjakën, me votat e mazhorancës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds