Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve, një nxënëse 13-vjeçare.
Sipas Policisë së Shtetit i arrestuari është shtetasi me inicialet M.S., mësues në një shkollë në Lushnjë.
Rasti është zbuluar pas kallëzimit dhe hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e mesazheve apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Në njoftimin e policisë thuhet se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me mesazhe, një nxënëse 13 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Mësuesi do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimi do të përcaktojë rrethanat dhe përgjegjësinë e tij për rastin e dyshuar.
