U mbajt sot pas tri vitesh nga hera e fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm titullarët më të lartë të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, të cilin kryeministri Rama e komandoi në krye të SHISH menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit.
Në pamjet e publikuara nga presidenca shihet edhe Lila, çka përbën edhe shfaqjen e tij të parë për publikun.
Por kush është Elvis Lila?
Burime nga SHISH thanë se z.Lila është një oficer karriere prej 20 vitesh në SHISH. Ai ka punuar si oficer drejtimi në një nga departamentet e SHISH.
Kur shërbimi i inteligjencës drejtohej nga Helidon Bendo, Lilos iu besua drejtoria e re e krijuar, e njohur si Drejtoria e Performancës. Më pas Lilo ka drejtuar kundraspiunazhin.
Kur Vlora Hyseni mori drejtimin 3 vite më parë e emëroi Lilon si drejtor te departamentit për çështjet operacionale.
Te njëjtat burime nga Inteligjenca tregojnë se Lilo ka qenë një nga bashkëpunëtoret me te afërt të Hysenit në çështjet e kundrazbulimit.
Ndërsa Kiço Sterjo, i emëruar prej saj si shef kabineti, është marrë me anën menaxheriale të burimeve njerëzore në SHISH.
