Futja në treg i shpendëve të detit të ardhur nga Greqia ka ulur çmimin e shpendëve të detit të vendit në treg.
Një kg gjel deti i vendit kushton 10 mijë lekë të vjetra ndërsa i pulës 12 mijë lekë të vjetra, kurse gjeli dhe pula e detit e ardhur nga Greqia shitet në treg me çmimin e 7 mijë lekëve të vjetra kg.
Fermerët e zonës së Cakranit thonë se po u prishet tregu, gjelat e vendit kanë shije më të mire, por kanë edhe mundime në rritje.
Me kamerën tonë regjistruam edhe një blerës nga Tirana i cili kishte ardhur enkas për të marr gjelin e detit në këtë zonë.
Edhe pse pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve fermerët nuk ulin çmimin e gjelit dhe pulës së detit, pasi dalim me humbje, thonë ata.
