Qytetarët protestojnë para ambienteve të Kuvendit, ku dhe do të zhvillohet seanca e rradhës plenare. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti dhe largimin e klasës së vjetër politike. Në kuadër të kësaj policia ka marrë masa të rrepta, ku kanë vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit. Kjo në mënyrë që protestuesit të mos kalojnë perimetrin për të shkuar tek Kuvendi. Protesta ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye forca të shtuara ndodhen në terren, ndërsa kordoni ndodhet në gatishmëri për nisjen e tubimit. Një grup protestueshit janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ndërsa kanë thirrur njëzëri “Lironi çunat”

Pas heqjes së gardhit metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kuvendit, ndërsa kanë kaluar mes makinave. Momente tensioni u shënuan ditën e sotme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku një protestues tentoi të kalonte kordonin. Pas kundërshtimit të policisë, ai u shoqërua drejt ambienteve të Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds