Aleksandër Vuçiç i vendosi një datë konkrete deklaratave të tij të dorëheqjes: President i Serbisë tha se do të largohet nga posti në 27 shtator, kur pretendon se do t’u drejtohet qytetarëve serbë, të cilët, sipas tij, do t’i falënderojë për mbështetjen e dhënë gjatë kohës së tij në detyrë.
“Kam shërbyer si President i Republikës për një kohë të gjatë dhe e vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të këtij vendi. Më pas do të dal si qytetar i thjeshtë, ashtu si në të kaluarën. Kam një kamionçinë të vogël, makinën time dhe madje kam siguruar edhe një furgon të vogël për udhëtime- apo kamper, me të cilin mund të vizitoj fshatrat dhe zonat urbane”, tha Vuçiç.
Vuçiç u shpreh se pas dorëheqjes, do të “vizitojë vendet më të largëta në Serbi”, ndërsa paralajmëroi edhe organizimin e tri ose katër tubimeve të mëdha. Në planet e tij janë Beogradi, Novi Sadi e Kragujevci , ndërsa mitingun përmbyllës mendon ta mbajë në Nish. Më herët, kreut i shtëetit kishte lënë të kuptohet të kuptohet se largimi i tij nga detyra do të ndohte në fundin e shtatorit. Ndërkohë, ai kryeson listën “Aleksandar Vuçic – Serbia e Bashkuar”, që planifikon ta propozojë si kandidat për kryeministër.
