Kryeministri Edi Rama ka ndarë një qëndrim të radhës lidhur me gjendjen e drejtimit të Bashkisë Tiranë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se 18 muajsh në burgun e Durrësit.
Në një video-postim të shkurtër në rrjetet e tij sociale, ku njoftonte një intervistë në ditët në vijim, Rama u shpreh se bashkia nuk ka një drejtues.
Rama e cilësoi si një eksperiment social, politik dhe ekonomik atë që po ndodh në bashkinë më të madhe të vendit ndërsa për Veliajn thotë se nuk e mbajti dot peshën e pushtetit.
“Bashkia nuk ka kokë. Domethënë është një eksperiment social, politik dhe ekonomik, që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.
Veliaj ishte një talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, la ngënë e ka futur nën vete shumë burra’- tha Rama.
Deklarata e Ramës vjen në vazhdën e një sërë zhvillimeve të ditëve të fundit, me dorëheqje dhe shkarkim nga detyra të disa prej drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, duke thelluar edhe më shumë ndarjen e tij politike me Erion Veliajn.
