Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarret në zonën e Frakullës, ku një tjetër vatër raportohet se po përhapet në terren, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për frenimin e flakëve.
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar për përhapjen e zjarrit dhe duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë.
Baçi akuzon institucionet për menaxhimin e situatës, ndërsa ironizon edhe praninë e zyrtarëve në terren. “Mos prisni që flaka të ngrihet në qiell dhe pastaj të prisni sa të digjet çdo gjë dhe të dilni në media”, shkruan ai.
Baçi shton se fokusi duhet të jetë te ndërhyrja në kohë dhe stabilizimi i situatës, përpara se zjarri të shkaktojë dëme më të mëdha.
Reagimi i plotë:
Vazhdon rreziku i perhapjes se flakeve ne Frakull, tjeter vater zjarri, qe kerkon nderhyrje te menjehershme, per parandalimin e rrezikut..
Mos prisni qe flaka te ngrihet ne qiell dhe pastaj, te prisni sa te digjet çdo gje dhe te dilni ne media , te beni gazetatin e terrenit duke ne thene, situata u stabilizua, zjarri u shua, “prania besnike” eshte ketu me ju!
