Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Lushnjës.

Në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal në qytetin e Lushnjës, përplasen tre automjete.

Në tentativë parakalimi, duke mos i hapur krahun njëri-tjetrit, mjetet janë karamboluar.

Dëmet materiale janë të shumta dhe, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dhe dokumentuar pasojat e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds