Të shtëna me armë zjarri raportohen në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.

Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje.

Fotoja e mëposhtme nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa duken edhe shenjat e lënë nga plumbat, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të shtëna në Mirditë, ekzekutohet vëllai i Martin

Martin Bardhi

Ekzekutimi i Martin Bardhit në 2023 dhe i Kristian Bardhit në 2025:

Martin Bardhi, 62-vjeç u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit, ndërsa të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë.

Të plagosurit janë, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, djali i xhaxhait të viktimës.

Martin Bardhi, një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të vitit 2023, ai së bashku me të birin, Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.

Të shtëna në Mirditë, ekzekutohet vëllai i Martin

Kristian Bardhi allias Marku

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku.

I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds