Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi vijon të denoncojë problematikat që, sipas tij shqetësojnë banorët e zonës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në fshatin Krutje, ku thotë se banorët kanë kaluar natën dhe janë zgjuar pa energji elektrike.
Deputeti e cilëson situatën një turp dhe skandal duke ngritur pikëpyetje edhe për investimin e fundit në këtë rrjet dhe duke i bërë thirrje Ministrit Karakaçi.
