Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vlerësoi në Fier punën e efektivëve për menaxhimin e disa prej ngjarjeve më të rënda të fundit. Në mënyrë të veçantë, ai gradoi kryekomisar ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj, për ndërhyrjen që mundësoi shpëtimin e një vajze të marrë peng.

Ta gëzosh gradën Kryekomisar dhe detyrën e re dhe uroj që ta përmbushësh me sukses. Veprove pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj. Në një prej situatave më të vështira me të cilat mund të përballet një punonjës policie, ti tregove profesionalizëm, kurajë dhe përgjegjësi të lartë, tha ai.

Hita vlerësoi edhe operacionet për kapjen e autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil dhe të vrasjes në Lushnjë. Efektivët e angazhuar do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds