Slloveni Slavko Vinčić është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të luhet të dielën në stadiumin MetLife në Neë Jersey.
Emërimi i tij përbën një moment historik për futbollin slloven, pasi Vinčić bëhet arbitri i parë nga Sllovenia që drejton finalen e një Kampionati Botëror. Në një video të publikuar nga FIFA, 46-vjeçari shfaqet dukshëm i emocionuar në momentin kur mëson se do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes më të rëndësishme të futbollit botëror.
Kjo është pjesëmarrja e dytë e Vinčić në një Kupë Bote për meshkuj. Në Katar 2022 ai gjykoi dy ndeshje të fazës së grupeve, ndërsa në Botërorin 2026 ka qenë arbitër në pesë takime, përfshirë edhe sfidën e fazës me eliminim direkt mes Meksikës dhe Ekuadorit.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të jetë hera e parë që ai drejton një ndeshje për trofe. Në vitin 2024, UEFA i besoi finalen e Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Wembley”.
