Në aksident është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier.

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia e Qarkullimit Rrugor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe disiplinoi trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksvagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit Pushimi i Shoferit- Divjakë dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Drejtuesi i mjetit Volksvagen në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit në këtë kryqëzim shumë problematik reagoi dhe deputeti Saimir Korreshi.

Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit mbetet çdo ditë një nyje e zezë derisa ARRSH të vendosë të investojë për mbikalimet e autostradës Lushnjë- Fier të cilat janë të papërfunduara që prej hapjes së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds