Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është marrë i pandehur.
Burimet bëjnë me dije se ndaj Kokoneshit rëndon akuza për ‘shpërdorim detyre’.
Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
Kjo çështje është hedhur në short dhe gjyqtari i seancës paraprake është Erjon Çela.
Çështja nën hetim për ish-kryebashkiakun e Divjakës është referuar nga Policia e Vlorës dhe lidhet me disa procedura për dhënien me qira të disa pasurive.
Bashkia Divjakë ka lidhur një kontratë për dhënien me qira të 67 ha për ndërtimin e impianteve diellore. Kontrata është lidhur me kompaninë AH Power and Konstruksion Sh.p.k. dhe kontrata e dytë me kompaninë Intex Sh.p.k.
Trualli i dhënë me qira ka qenë i regjistruar në ASHK si tokë bujqësore.
Bashkia Divjakë i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë që, nga tokë bujqësore, t’i ndryshojë kategorinë dhe ta bëjë tokë pa fryt.
