Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me një incident që është regjistruar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u deklarua se tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani janë ndaluar nga Policia Kufitare.

Sipas Hitës, një person i katërt që shoqëronte 3 deputetët me pasaporta diplomatike, nuk ka pasur dokumentacione të rregullta, duke bërë që ai të mos lejohej kalimi drejt vendit tonë. Ai shtoi se 3 deputetët, në këto kushte nuk kanë pranuar të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

“Policia e Shtetit dhe policia kufitare është garant i respektimit të ligjit. Në Kufi, në Qafë-Thanë, u paraqitën 4 shtetas, 3 me pasaporta diplomatike. 3 prej tyre iu është bërë me dije që të vazhdonin kalimin, një prej tyre nuk a mundur të udhëtojë, pasi nuk ka pasur dokumentacionet. Këta 3 persona të tjerë nuk kanë pranuar të ndahen dhe janë drejtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është rast i izoluar, pasi janë raste të njohura për policinë kufitare, është punë e përditshme apo nuk ka vend për panik.”, tha Hita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds