Protestat studentore ka hyrë në ditën e 16-të, ndërsa të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre prej më shumë se dy javësh. Studentët e mjekësisë nisën marshimin e tyre drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa bënë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. Tubimeve të fundit i janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve, të cilët kanë shpallur edhe bojkot për tu solidarizuar me revoltat studentore. Të mbledhur në numër të konsiderueshëm, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestën dhe kundërshtojnë mundësinë e dialogut me kreun e qeverisë, duke theksuar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë.
